MOTRAT MISIONARE TË ZOJËS SONË TË AFRIKËS


Të thirrura nga Zoti për ti shërbyer popullit të Afrikës

msola_logo

                            MMZA: Motrat Misionare të Zojës Sonë të Afrikës

orange_line

E thirrur, që në krahrorë !

 

Çdo gjë kam dashur në Afrikë
                 CHARLES LAVIGERIE.

Aferdita_voc

Dëshira dhe dashurija ime për misjone ishte gjithmonë më e fortë se unë. Shumë herë kam dashur të kthej shpinën kësaj dëshire.
Kanë kalur shumë vite që kjo dashuri per misjone ka mbetur si nje flakë e ndezur.  Edhe nëse i kam humbur të gjitha shpresat, por, shpresën për të dhënë jeten time për  popullin afrikan, askurrë.
 Ështe e quditshme se në çfar mënyre Zoti, më ka pregaditur gjatë të gjitha këtyre viteve. Mund të them me tër bindjen time që, Zoti, kishte programuar çdo gjë për mua, dhe gjithmonë ka pasur besim tek unë, sepse Ai, I don mëkatarët dhe Ai është që zgjedhë atë që do vet.
Ky besim, ky respekt dhe kjo dashuri ndaj meje ka dhënë force mos besimit dhe dobësisë sime.
E gjith kjo vërteton që Zoti kishte dhe ka një plan për mua por edhe për çdo njërin që I drejtohet sikurse ju ka drejtuar apostujve: “Ejani pas meje”

Thirrja për misjone ështe nje thirrje e veçantë.
Kjo thirrje nuk vjen nga ne,kjo do të thotë që nuk e zgjedhim vetvetën por është Jezusi që zgjedh atë që do.
Tani jamë në Kongregatën e Motrave Misjonare të Zojës Sonë të Afrikës.
Mund të them që kam njoftuar shumë kongregata por në këtë kam gjetur atë që kam kërkuar me shumë vite. Tani e ndjej vetën shumë të lumtur dhe të vlerësuar me gjithë atë që jam.
E jetoj një jetë ku të gjithë I kan të orjentuara zemrat, mendjen e të gjitha energjitë për të dhenë vetveten për të tjerët dhe që dashurija e Krishtit të përhapet në të gjitha  kontinentet veqanërisht në popullin African.
Jezusi nuk dëshiron nga ne, sakrifica të kota por Ai dëshiron zemrën, zemrën që galdon për Të, për atë që jemi e që ekzistojmë. E falenderoj Zotin që zgjedhi pikërisht mua.

 Afërdita Dushaj

orange_line

aferdita_girl

Përvoja ime me vajzat afrikane të Mauritanisë

Pas një kohe që më është dhuruar nga bashkësija ime për të vizituar vendet e ndryshme që të mund të njoftoj dhe të ambijentohem me  këtë popull  të Mauritanisë, në këtë pjesë të kontinentit të  Afrikës e cila është e pasur me kultura, tradita,gjuhë të ndryshme e rasa por edhe me histori.
Gjatë vizitës sime në vendet ku motrat e bashkësisë sime janë të angazhuara me punen dhe aktivitetet e tyre ; bëra vizitën e një shkolle dhe e njoftova drejtorin e asaj shkolle i cili më bëri një mikpritje shumë miqësore.Pas një kohe më bëri thirrje në zyren e vet dhe më bëri lutjen që të formoj një aktivitet për vajzat e asaj shkolle duke filluar nga mosha e pubertetit. Aprovova lutjen  e drejtorit dhe fillova të bëj vallëzim teatral por duke  inkuadruar vallëzimin e tyre tradizional dhe muziken e tyre afrikane.
Gjatë punes sime dhe beshkëpunimit tim me këto vajza ishte tepër e emocionuar dhe shumë interesante.
 Mu bënte zemra shumë e madhe sepse në fillim ishin shumë të mbyllura porse për një kohë të shkurtër jemi bërë një.
Që në fillim qëllimi im ishte që, ato të japin kontributin e tyre ne mënyrë që secila ta pregadit një pjese të vallëzimit të cilën e bëjnë në ndonjë festë të tyre ;në kështu që e kan ndjerë vetën më me vlerë dhe në këtë mënyrë kemi krijuar gjëra të bukura.
Kemi pasur veshtirë të ndërprejmë këtë aktivitet për shkak të pushimeve.
Jeta e përditshme e këtyre vajzave këtu dhe shumë të tjerave nuk është lehtë. Ka shumë që nuk kanë mundësi financiare të shkollohen, të tjerat duhet të rrinë nëpër shtëpija për tu kujdesur për vellezërit dhe motrat, disa, për shkak traditës familjare :vajza duhet të mbetet në shtëpi sepse shkollimi për vajzen nuk është i rëndësishëm dhe shumë shkaqe tjera. Kjo është një vuajtje për një popull një plagë për një gjeneratë kurse zbrazëti e vazdueshme për çdo njërën.

Shum shpesh i kam para syshë ngjarjet në Ungjillë kur jezusi e bën të kundërten e mentalitetit të farizejve.
Jezusi është i pari që ka dhënë vlerën gruas sepse kur u ngjallë ju tregua Marisë Magdalenë dhe asaj ja besoj të jep Lajmin e Gëzuar apostujve : Krishti është ngjallë.
 Pastaj gruan mëkatare kur të gjithë e kanë gjuajtur me gurë ai jep dorën asaj dhe e ngrit në këmbë.  Jezusi ka thyer cdo traditë e cila nuk jepë vlerë njeriut që është i krijuar në përngjasimin  e Vet.

Vajzat e kontinentit afrikanë na thërrasin sepse kanë nëvojë për ne që ta ndajmë së bashku vuajtjen, gëzimin, mësimin, kulturen.
Vajzat shqiptare janë të afta të dhurohen për këtë arsye duhet të ngritemi në këmbë e të nisemi që të bëhemi misionare që do të thotë : të dërgohemi.

Afërdita Dushaj