MOTRAT MISIONARE TË ZOJËS SONË TË AFRIKËS


Të thirrura nga Zoti për ti shërbyer popullit të Afrikës

msola_logo

                            MMZA: Motrat Misionare të Zojës Sonë të Afrikës

 
MAURITANIJA
     


HOME

ACCUEIL

E EMRUAR DHE E DËRGUAR PËR MAURITANI

     
 

 

«Duajeni Afrikën ,
duani popujt e saj,
me traditat e tyre,
historinë e saj,
vuajtjet dhe gëzimet e saja… »

Charles Lavigerie


maur_A

sr Anafrida Biro, sr Emerite Kiloba, Afërdita Dushaj

 

Jam pregaditur gjatë disa muajve. Këtë pregaditje e kam përjetuar jashtzakonisht thellë  dhe me padurim të madh për atë moment kur do ti them njerëzve që i dua : mirupafshim.
Dhe, erdhi ajo që kam pritur me vite. Kam pritur me të gjitha të rrahurat zemrës sime.Nuk ishte me rëndësi aq të madhe se në cilin vend, por me rëndësi kishte të shqiprohet : Afrikë.
Pas një pregaditje time të gjatë për misjone, eprorja ime gjenerale duhet të ma publikon se ku do të jetë misjoni im i parë dhe pastaj më tha :
« deri tani ishte thirrja dhe dëshira jote personale që Zoti ta ka dhën por tani po e merr një dimenzion shumë më të gjërë.
Ti, je në dispozicon të Kongregatës së Motrave Misjonare të Zoje Sonë të Afrikës e cila po të dërgon dhe përmes saj, Kisha.
Tani po të pret Mauritanija dhe populli i saj, që ti ta përqafosh e ta duash me gjith të qenurit tëndë ; kështu që, duke dashur  të shpallësh dashurinë univerzale të Krishtit »

Pas këtyre fjalëve e kam ndjerë veten shumë të lumtur, saqë më vinte të çajë, por, në të njejtën kohë i thash Zotit brenda meje : o Zot, Ti duhet ta duash këtë popull përmes meje, ta përqafosh me krahët e mi, sepse pa Ty  unë, do të jam asgjë.

Pas një ripërtrirjeje shpirtërore tri dëtëshe dhe një natë para se të nisesha, bashkësija ime në Romë, kishte pregaditur lutjen e  përcjelljes.
Isha shumë e lumtur dhe tëpër emocjonuar. Ishin të përziera të gjitha brenda meje, sepse kjo bashkësi më ka dhuruar shumë dhe e  kam ashur shumë.
Lutja e tyre për mua dhe bekimi i dhënë nga secila do te jetë, forcë për mua.
Tani jam këtu,në tokën  dhe mes popullit të dëshiruar me vite. Jam shumë e lumtur dhe e falenderuar Krijuesit tim i cili ka mbetur besnik duke më thënë : « Eja pas meje ». Nuk isha unë, që i kam mbetur besnuk por  është Jezusi I cili shkon deri në fund me atë që e do dhe e thërret.

E ndjej vetën krenare, si një bijë e një familjeje dhe prindërve të cilët më kan edukuar në Fe,dhe gjithmonë përcjellur në lutje, gjithmonë më kan kuptuar në çdo moment të zgjedhjes sime. Ndjehem krenare dhe gjithmonë në falenderim.
Është një gjë e madhe  në të njejten kohë për mua, të mendoj se, jam shqiptarja e parë si misjonare në Afrikë nga Kosova
Dhe kam vetëm një dëshirë të madhe: Të jam një misjonare autentike e panjohur por, e aftë ta  ta dua e përqafoj tër kontinentin e Afrikës, me popujt e saj, me gjithë historinë e saj…, e të jam së paku një pike uji në buzën e atyre që Zoti do ti mi dhuron.
Do të lutem për popullin tim, famullinë time. Do të lutem për thirrje të reja  shqiptare që do të jenë të dashuruara në Krishtin e në misjone dhe në Afrikën.

Afërdita Dushaj

 

   
maur_girl